VIDEO-Gjermania përkrah Kosovën me dy milionë euro

0

 

Sot është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes Implementuese për Fazën e IV të Projektit për Qeverisjen e Mirë Financiare, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, tha se kjo marrëveshje ka arritje dhe përpjekje të përbashkët, dhe kjo arrihet edhe kur ka ekip të mirë.

“Ne si Gjermani me instrumentet që i kemi këtu jemi për të ndihmuar Kosovën në rrugën për në Bashkimin Evropian”, tha ai. Sipas tij Portali i Transparencën është një model i mirë për të gjithë. “Kosova është unike në rajon dhe asnjë vend tjetër nuk e ka një të tillë, ne po shikojmë edhe fazën tjetër. Ne presim të shohim se si po punohet. Sa i përket transparencën dhe besimit të tatimpaguesve tregon përgjegjësi”, tha ai, raporton RTKlive.

Sipas tij është shumë më rëndësi që të rritet besimi i tatimpaguesve. Ai vlerësoi se Kosova duhet të punojë për luftimin e ekonomisë informale.

Kurse, ministri i Financave Bedri Hamza, tha se deri më tani Gjermania ka mbështetur Kosovën në shumë fusha. “Sot e nënshkruam marrëveshjen për Fazën e IV të Projektit për Qeverisjen e Mirë Financiare, në shumën prej 2 milionë euro. Ky projekt ka filluar para 10 viteve”, tha Hamza , raporton RTKlive. Sipas tij, ky projekt ka dhënë shumë rezultate, duke përfshirë transparencën. “Vazhdimi i këtij projekti është me rëndësi për Kosovën”, tha ai.

 

PËRGJIGJU