Kryetarët e PDSH-së dhe PVD-së takohen me z. Joseph DioGuardi

0

 

Kryetari i PDSh-së po qëndron në vizitë disa ditore në Amerikë, dhe këto ditë është takuar me z.Joseph Dioguardi.

Lexoni postimin e plotë të kryetarit të PDSh në Facebook:

Në vizitën zyrtare të datës 13 e 14 maj 2019 në Washington DC, fillimisht takuam zotin Joseph DioGuardi dhe bashkëshorten e tij Shirley Cloyes DioGuardi. Bashkë me dy përfaqësuesit e tjerë të shqiptarëve në Luginë, kryetarin e PVD-së z. Shaip Kamberi e njëherit kryetar komune në Bujanoc dhe nënkryetaren e PVD-së z-një Ardita Sinani e njoftuam kryetarin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane me situatën e rëndë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Bashkë me bashkëshortët DioGuardi dhe veprimtarë të tjerë shqiptar nga gjitha trojet shqiptare është marrë pjesë në ceremoninë e ambasadës së Lintershtajnit, ku ishte një rast i mirë të takohen përveç shumë shqiptarëve nga gjitha trojet por edhe ambasadoren e Lintershtajnit dhe diplomat të ndryshëm Amerikanë.

Në ditën e dytë të vizitës aktivitetet ishin edhe më të shtuara, pjesmarrja në takimin vjetor të ish kongresistëve Amerikanë dhe shumë autoriteteve politike e diplomatike në SHBA. Edhe në këto takime është përfituar nga rasti që t’u shpjegohet autoriteteve të ndryshme Amerikane si dhe shqiptarve të Amerikës domosdoshmërinë dhe arsyeshmërin e kërkesës së shqiptarve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për bashkim me Kosovën.

Ishte rast i mirë që të takojmë dhe zonjën Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, e cila bashkë me delegacionin e saj ishte pjesë e manifestimeve e takimeve dy ditore në Washington DC.

PËRGJIGJU