Vajza rrah nënën

0

 

Policia e Kosovës në Kamenicë ka pranuar një informatë për një rast dhune familjare në fshatin Muqivercë të kësaj komuneje, me ç’rast njësitet patrulluese urgjentisht kanë reaguar në vendin e ngjarje.

Togeri Ismet Hashani, zëdhënës i policisë nga rajoni i Gjilanit thotë se nga hetimet e para mësohet se e dyshuara femër shqiptare shtetase e Kosovës, pas një mosmarrëveshje që kishte me nënën e saj, e njëjta e ka goditur në fytyrë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Sipas tij, e dyshuara është intervistuar nga policia dhe të njëjtës i është caktu masa e ndalimit prej 48 orëve, rast ky i cili është proceduar në Prokurorinë Themelore të Gjilanit./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU