I revoltuari theu xhamin e derës hyrëse të komunës

0

 

Njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës në Gjilan, kanë arrestuar një person të dyshuar, shqiptar dhe shtetas i Kosovës, me banim në Gjilan.

Për rastin ka noftuar togeri, Ismet Hashani, zëdhënës i policisë nga rajoni i Gjilanit.

“I njejti, në sheshin “Bulevardi i Pavarësisë”, merr një gurë e pastaj shkon tek objekti komunës duke e dëmtuar derën e hyrjës, përkatësisht thyer xhamin e saj. Ai në polici ka thënë se ka vepruar kështu, sepse ishte motivuar nga pakënaqësia me trajtimin që po i bëhej biznesit të tij privat nga organet e komunës”, ka thënë Hashani.

Sipas tij i dyshuari është intervistuar dhe të njëjtit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë, rasti ky që procedohet në Prokurorinë Themelore të Gjilanit./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU