Arrestohet për ngacmim seksual

0

 

Dy vajza të mitura të cilat ishin duke shkuar për në shkollë, kanë përjetuar një ngjarje të pa këndshme, sepse siç kanë thënë ato në polici ishin ngacmuar seksualisht nga një person i dyshuar.

Një peson i dyshuar me iniciale A.R (1979) me banim në Pozheran kishte ndalur veturën pranë tyre duke iu thënë atyre që të hyjnë brenda saj për t’i bartur deri për në shkollën ku ishin nisur, thuhet të kenë deklaruar ato në polici.

Sipas asaj që kanë thënë të përmendurat në polici, personi i dyshuar kishte kthyer veturën kah një rrugë tjetër duke përdorur edhe fjalë ngacmuese ndaj tyre.

Ndërkaq, nga frika kanë hapur derën duke arritur për të zbritur dhe kërkuar ndihmë në shtëpinë me të afërt, mirëpo, në momentin kur kanë dalur nga vetura kanë pësuar lëndime trupore.

“Të njëjtat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS dhe pas mbledhjes se informatave është arritur që të lokalizohet dhe arrestohet i dyshuari, i cili pastaj edhe është intervistuar nga Policia dhe i njëjti ndalet në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Ismet Hashani zëdhënës i Policisë nga rajoni i Gjilanit.

Sipas tij, rasti procedohet në Prokurorinë Themelore të Gjilanit./GJILANI.INFO/

 

PËRGJIGJU