Memorandum bashkëpunimi për projektin “Renovimi i infrastrukturës mbrojtëse përgjatë lumit Morava e Binçës”

0

 

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi për realizim të projektit “Renovimi dhe ndërtimi i infrastrukturës mbrojtëse përgjatë lumit Morava e Binçës”.

Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit është mbështetja financiare për projektin në fjalë, i cili do të implementohet në vitin 2019.

Në bazë të këtij memorandumi, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor financon këtë projekt në vlerë prej: 400,000.00 €, për vitin buxhetor 2019, ndërsa Komuna e Vitisë financon çdo obligim shtesë që mund të dal mbi shumën e lartë shkruar të këtij projekti.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se falë këtij projekti lumi “Morava e Binçës” po kthehet nga një fatkeqësi në një përparësi duke përmendur se më parë nga ky lum janë shkaktuar dëme të shumta si në ekonomitë familjare ashtu edhe në tokat bujqësore.

Ai ka falënderuar ministrin Matoshi për këtë projekt, por edhe për projekte të tjera të cilat ndërlidhën me mjedisin dhe bëri me dije se Komuna e Vitisë do të punojë edhe më shumë në projektet që kanë të bëjnë me mjedisin dhe atë në të mirën e të gjithë qytetarëve të kësaj komune./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU