Shqiptarët shkëlqejnë në Norvegji

0

 

Është zhvilluar java e nëntë në elitën e futbollit norvegjez.

Në këtë javë kanë shkëlqyer futbollistët shqiptarë me klubet e tyre, duke qenë vendimtar në fitoret e arritura.

Elbasan Rashani i dha triumfin Odd Grenlandit përballë Ranheim 1-0 falë një goli spektakolar.

Sulmuesi anësor, Zymer Bytyqi ka shkëlqyer në një tjetër ndeshje me Vikingun, pasi ka shënuar golin e tretë në fitoren 3-0 ndaj Stabaek.

Vlen të theksohet se Bytyqi ishte asistues edhe në golin e parë të shënuar nga Thorstvedt.

Gol e asistim ka bërë edhe Liridon Kalludra për skuadrën e tij Kristiansund, në fitoren 3-2 ndaj liderit Molde.

Ndërkohë realizues në këtë javë ka qenë edhe vëllai i vogël i Valon Berishës, Vetoni. Sulmuesi qendror ka shënuar në fitoren 2-1 të Brannit në shtëpi ndaj Sarpsborg, transmeton telegrafi.

Berisha shënoi golin e parë, ndërsa ishte asistues në golin e dytë.

PËRGJIGJU