Mjeku francez akuzohet për helmimin e 17 pacientëve në Francë

0

 

Një hetim kriminal ka nisur kundër një mjeku francez mbi dyshimet se ai helmoi 17 pacientë në Francë.

Frédéric Péchier, një anesteziolog, është hetuar tashmë për shtatë raste të tjera të helmimit, gjithsej duke çuar rastet në nëntë vdekje, njofton Klan Kosova.

Prokurorët pohojnë se ai me dashje ka manipuluar me substancat e anestezisë së kolegëve të tij për të krijuar një emergjencë dhe për të treguar talentin e tij.

Péchier i mohon të gjitha akuzat ndërsa përballet me një dënim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

Avokati i tij, Jean-Yves Le Borgne, i tha agjencisë së lajmeve AFP se hetimi nuk dëshmoi asgjë nga këto raportime.

“Ekziston mundësia që Dr. Pechier ka kryer këto helmime, por kjo hipotezë nuk është gjë tjetër veçse një hipotezë” .

“Prezumimi i pafajësisë duhet të theksohet”, ka thënë Borgne

PËRGJIGJU