Në Viti u shënua Dita Botërore e Hipertensionit

0

 

Me rastin e Ditës Botërore të Hipertensionit, në Viti, janë mbajtur aktivitete të ndryshme, ku ekipi shëndetësorë i QKMF-së i përbërë nga mjeku familjar, dy infermiere dhe një laborant, kanë vizituar sot pensionistët vitias. Atyre u është bërë matja e tensionit arterial, saturimi i oksigjenit, matja e glikemisë, si dhe është bërë shpërndarja e fletushkave me këshilla për hipertension.

Gjithashtu, sot, në Viti janë shpërndarë për kalimtarët e rastit edhe fletushka. Dr.Vjollca Kadolli – Halili, drejtoreshë në QKMF-në e Vitisë, tha se Liga Botërore e Hipertensionit, që nga viti 2005, ka iniciuar Ditën Botërore të Hipertensionit duke pasur si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për shkaqet dhe pasojat e presionit të lartë të gjakut, dhënien e informacionit sesi të parandalojmë presionin e lartë të gjakut dhe komplikacionet e lidhura me të.

“Inkurajimin për të rritur kontrollin ndaj presionit të lartë të gjakut dhe për të ndjekur këshillat profesionistë vetë kujdesit shëndetësor. Inkurajimin e vetë kujdesit për të parandaluar presionin e lartë të gjakut. Matjen e presionit të gjakut nga të gjithë. Mos harroni, presioni i lartë i gjakut mund të mos japë shenja. Ju duhet të masni tensionin e gjakut të paktën një herë në vit. Kontrolli i presionit të lartë të gjakut mund t’ju shtojë vite për një jetë të lumtur”, ka këshilluar doktoresha, Vjollca Kadolli-Halili./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU