Pushteti lokal kërkon nga Saba Bellça të evitojë problemet aktuale në hapësirat e stadiumit të qytetit

0

 

Parkingu i qytetit te ish tregu do të bëhet realitet. Gjatë këtijë sezoni po bëhet përgatitja e projekteve për tenderim ku përpos parkingut do të jetë edhe hapësira e dedikuara për tregun ditorë, tha kështu në konferencën për media kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Ky projekt përpos që do ti jape qytetit pamje të bukur ai do të jetë edhe projekt multifunksional.

Projekti në fjalë sipas Arifit është në fazën e tenderimit.

Ajo që shqetëson drejtues të pushtetit lokal është stadiumi i qytetit i cili ende nuk është në funksion siç duhet duke drejtuar gishtin tek kompania Saba Bellça e cila ka trashëguar këtë hapësirë që nuk plotëson as kushtet minimale për të ushtruar aktivitetet sportive. Për përmirësimin infrastrukturorë pushteti lokal i Preshevës ka kërkuar nga kompania Saba Bellça që të evitojë problemet aktuale në hapësirat e stadiumit të qytetit.

Prioritet për drejtues të Qendrës sportive dhe të pushtetit lokal gjatë kësaj kohe është rregullimi i tribunës së Stadiumit dhe zhveshtoreve të cilat do të jenë si projekt për tu tenderuar. Gjatë kësaj kohe janë duke u punuar edhe projektet për trotuaret e rrugëve dhe rrethojave në qytet.

Vlen të përmendet se tani në përgatitje e sipër është edhe tenderi për fazën e parë të rregullimit të parkut mbrapa shkollës fillore prof. Ibrahim Kelmendi.

Dinamika e punës për realizimin e projekteve infrastrukturore që po zhvillohet në komunën e Preshevës nuk është në fazë të kënaqshme por shpresojmë se gjërat do të vinë në vendin e vetë ka thënë kështu për portalin preshevacom, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi./presheva.com/

PËRGJIGJU