Kryetari Haliti zotohet për zbatimin e Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë

0

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë dje pjesë në një takim ku u bë prezantimi publik i planit komunal të Veprimit për Eifiçiencë të Energjisë me komunat e Rajonit Zhvillimor të Lindjes. Aty kryetari Haliti në emër të kryetarëve të Komunave ka mbajtur një fjalë rasti.

Ai falënderoj të gjithë ata që kanë marrë iniciativën për hartimin e këtyre planeve të rëndësishme dhe u shpreh se Komuna të cilën ai e drejton do të jetë bashkëpunues dhe do të zbatoj të gjitha obligimet që do të dalin me këtë plan.

Përndryshe kryetarët pjesëmarrës në këtë takim kanë pranuar edhe Kartën e Energjisë së Komunave me të cilën ndër tjerash tregojnë përqendrimin dhe përpjekjet e tyre për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme energjetike në qytetet të cilët ata i qeverisin dhe atë në të mirën e të gjithë qytetarëve.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe zyrtaret komunal për Efiçiencë të Energjisë.

Përndryshe kjo ngjarje është mbështetur nga Projekti i BE-së 2 Mbështetje për Zbatimin e pakos së 3-të të Energjisë me fokus në Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme” si dhe me bashkëpunim e Programit për Efiçiencë të Energjisë të Kosovës-GIZ./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU