Shqiprim Arifi: Në zyrën për Preshevën të themelohet edhe Fondi Kombëtar i Solidaritetit në Tiranë

0

 

Kryetari komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi me zëvendësin e tij, Armend Aliu pritën në takim në kabinetin e tyre në Preshevë drejtorin e drejtorisë për regjion dhe Shtetet fqinje, Ilir Melo dhe Këshilltarin e Ministrit, Besian Zogaj.

Në këtë takim sipas kabinetit të kryetarit të komunës u diskutua për problemet me të cilat përballen qytetarët e Luginës. Drejtuesit institucional të komunës Preshevë kanë kërkuar nga zyrtarët e shtetit shqiptarë përkushtim më të madh karshi kërkesave të luginasve. Vlen të përmendet se kërkesa e kahmotshme e lidershipit shqiptarë është hapja e Zyrës për Preshevën në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë përmes së cilës zëri jonë do të dërgohet direkt në institucionet e Shqipërisë.

Kryetari i komunës Preshevë, Shqiprim Arifi për portalin preshevacom ka potencuar se kërkesë imediate është që në në kuadër të kësaj zyre të themelohet edhe Fondi Kombëtar i Solidaritetit. Ky fond është hapi më i madh që do të ndërmerrë Republika e Shqipërisë ku të gjitha projektet e propozuara nga komuna e Preshevës do të financohen nga fondi në fjalë thotë Arifi./presheva.com/

PËRGJIGJU