Rekord: Për më pak se 4 orë, preshevarët grumbullojnë shumën e duhur për ta ndërtuar shtëpinë e Arlind Hetemit

0

 

Presheva gjithmonë ka pasë njerëz të cilët me zemër të gjerë dhe bamirës për ti ndihmuar njerëzit në nevojë. Nuk kaluan as vetëm katër orë pas publikimit të apelit në portalin e Preshevacom për ti ndihmuar familjes Hetemi nga fshati Bushtran që ti ndihmohet për t’ia ndërtuar një kulm mbi kokë.

Preshevacom i ka kontaktuar iniciatorët e këtij aksioni dhe që nesër do të fillojnë hapat e parë për ndërtimin e shtëpisë së re pasi tashmë të hollat dhe pjesa tjetër e donacioneve tashmë ka përfunduar.
Ditëve në vijim do të ju njoftojmë rreth iniciativës dhe organizatorëve dhe gjithçka deri në përfundimin e plotë të këtij aksioni që familja Hetemi të bëhet me shtëpi.
I faleminderojmë të gjithë ata që kontribuan. (Preshevacom)

PËRGJIGJU