Sokol Berisha shpallet hero në Itali

0

 

Mjeku shqiptar, Sokol Berisha që punon në spitalin e Perugia po vlerësohet shumë për gjestin e madhe që bëri në ditën e martesës së tij.

Ai po këtë ditë i ka shpëtuar jetën një të moshuare italiane për çka po konsiderohet si hero në këtë shtet.

Internisti Berisha pas ceremonisë së kurorëzimit në kishën e Shën Françesko d’Assisi në qytetin Matera, duke dalë nga aty pa një turiste që ishte rrëzuar në tokë, transmeton albinfo.ch.

Ai pasi edhe është mjek me profesion  e kuptoi rrezikun e saj dhe menjëherë i dha ndihmën e parë një 60-vjeçare e cila falë ndihmës së tij ka shpëtuar..

Berisha, po quhet “dhëndri hero”, nga mediat italiane. Ai po ashtu njihet në botën e rrjeteve sociale si administrator dhe bashkë-themelues i grupit më të madh italian të diskutimeve klinike në mjekësinë e përgjithshme.

Edhe “Medicina Generale” ka shkruar për gjestin e doktorit.

PËRGJIGJU