Bejtullahu: Stankoviç nuk ka të drejt të na quaj terroristë sepse ne luftuam në tokën tonë

0

 

“Kryetari i Trupit koordinues Zoran Stankoviç me çfar të drejtë po e mer guximin që dëshmorët tanë ti quaj terroristë, sidomos kur flet për Ridvan Qazimin i cili jetën e tij ia kushtoi të drejtave dhe lirive të popullit të tij”, kështu është shprehur sot kryetari i OVL- UÇPMB-së Bejtulla Bejtullahu, gjatë fjalimit të tij te “Gurt e Buajve” gjegjësisht në vendin ku heroikisht ka rënë Ridvan Qazimi, “Komandant Llleshi”. Bejtullahu gjithashtu ka thënë se, “Ridvani si dhe të gjithë dëshmorët e tjerë dhe veteranët e UÇPMB-së, nuk kanë luftuar në Nish, Beograd apo në ndonjë vend tjetër të Sërbisë, por në vendlindjen e tyre dhe për të drejtat e tyre. Andaj Stankoviç duhet të mendojë mirë kur ta përmendë fjalën terroristë sepse në Sërbië ka shum të tillë të cilët kanë kryer vepra terroriste, ndërsa “Komandant Lleshi” është hero i kombit tonë dhe i tillë do të jetë gjithmonë” është shprehur Bejtullahu./presheva.com/

PËRGJIGJU