Taksa 100%, betejë ekonomike, politike dhe diplomatike kundër Serbisë

0
AKB nga data 15 prill – deri 15 Maj 2019 ka realizuar një studim hulumtues në 250 kompani të zgjedhura në industrinë ushqimore tregtare, shërbyese dhe të ndërtimtarisë me 250 konsumatorë të Kosovës për të arritur deri në një rezultat se në çfarë mase kanë ndikuar vendimet e taksës 100% për produktet ndaj Serbisë dhe BH.

Bizneset tregtare janë treguar se kane gjete partnerë te ri dhe zëvendësim të shpejt dhe kjo ka ndikuar në rritjen e lehtë të çmimeve por jo në masën e propaganduar nga disa dhe tregtarë dhe eksportues të Serbisë dhe BIH, por duke u mbështetur edhe nga disa propagandues se pa mallra serbe do të çrregullohet tregu tërësisht dhe do te ketë rritje te lart te çmimeve dhe katastrofë humanitare për komunitetin serb në Kosovë, por nga ky studimi del se kjo nuk është e vërtetë.

Agim Shahini, Kryetar i AKB-së tha se Kosova nga kjo ka përfituar shume si ne aspektin ekonomik, diplomatik, politik dhe negociues. AKB e vlerëson taksen 100% si betejë ekonomike politike dhe diplomatike kundër Serbisë.
Taksa ndaloj hovin e negocimit për ndarjes apo korrigjim të kufijve të Kosovës dhe kjo u vërtetua në samitin e Berlinit.

Periudha gjashtë mujore nga vendosja e taksës la rezultuar që Serbia humbi rreth 300 mil€ sipas deklarimeve të institucioneve Serbe, por sipas deklarimeve nga Dogana e Kosovës që krahasojnë një vit më herët me këtë gjashtë mujor Serbia ka humbur mbi 230 mil €.

Dhe nëse bazohemi në këto dy deklarata gjatë gjithë këtyre viteve të kaluara ka ekzistuar informaliteti dhe kontrabanda që kap vlerën mbi 70 mil€.

Taksa në aspektin politik ngriti zërat pro dhe kundër në Kosove dhe Serbi për qëndrueshmëri shtetërore dhe qeveritare në të dy anët. Ndërsa në aspektin diplomatik alarmoj terë komunitetin ndërkombëtar dhe taksa kthej vëmendjen kah problemi i pa përfunduar mes Kosovës dhe Serbisë, duke u referuar ne letrën e Presidentit Trump, Samitin e Berlinit dhe Parisit që janë efekte direkte të taksës.

Bizneset rreth 55 % kane deklaruar se ka patur ndikimi pozitiv taksa që ka rrit industrinë ndërtimore rreth 40%, sektorin e ushqimit rreth 30%, transportin 20%, por në të njëjtën kohë ka patur rritje te Punësimit që mesatarisht është në gjithë sektorët e përmendur më lartë është 20%.

Kurse 55% nuk kanë patur vështirësi në zëvendësimin e produkteve të Serbisë, ndërsa 25 % deklarojnë së kanë patur vështirësi,

Furnizimet janë orientuar nga tregjet e BE-se rreth 40 %, Shqipëria dhe Maqedonia rreth 15%, kurse pjesa tjetër nga Turqia, Azia dhe vendet tjera.

Çmimet kryesisht janë rrit në shërbimet e transportit mbi 35%, ato të produkteve lukse mbi 20%, ndërsa ndërtimtaria rreth 15% por edhe produktet tjera siç janë: lënda e pare dhe paketimi.

Ky studim na tregon se Çmimet e përgjithshme në Kosovë janë rrit mbi 3% në krahasim me gjashtë mujorin e kaluar, kurse arsyet e rritjes së çmimeve janë tregjet globale mbi 55 % kurse pjesa tjetër nga rritja e kërkesës për produkte dhe efekti i taksës.

Besimi në Prodhimtarinë vendore është rrit në 60 %, por produktet më të preferuara të konsumatorëve mbesin ato te vendeve të BE-se rreth 45%.

Bashkim Osmani, nënkryetar i AKB-së dhe pronar i fabrikës Laberion tha se Vendimi është i drejtë në vendosjes e taksës nga Qeveria e Kosovës 96% e vlerësojnë të drejtë, kurse 85% mendojnë që nuk duhet të hiqet taksa, ndërsa 14 % mendojnë se duhet të hiqet taksa.

Znj. Lumnije Ajdini, Drejtore menaxhuese e AKB-së konstaton se taksa 100% ka patur efekte pozitive në vend, duke rritë prodhimtarinë vendore rreth 30%, punësimin rreth 20%, ndërsa rritja e çmimeve ka patur një rritje të lehtë 1,5% kurse importi nga Serbia ka rënë 98.2%.

Në komunikatë janë prezantuar vetëm në aspektin pozitiv sepse studimi voluminoz për të përshkruar në të gjitha detajet. /Kosova.info/

PËRGJIGJU