Ja sa orë në javë punohet në Zvicër

0

 

Punëtorët zviceranë kanë një javë më të gjatë pune krahasuar me vendet e tjera në Bashkimin Evropian dhe Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë, sipas Zyrës Federale të Statistikave.

Zvicra është në krye të tryezës, së bashku me Islandën, për numrin e orëve të punës , i cili qëndron në 42 orë e 30 minuta në javë. Punëtorët gjermanë kanë 39 orë e 54 minuta në javë edhe Franca është në fund të tryezës, mesatarisht, njerëzit aty punojnë  37 orë e 36 minuta në javë, përcjell albinfo.ch.

Zyra Federale e Statistikave ia atribuon këtë renditje faktit se ka një përqindje të lartë të punonjësve me kohë të pjesshme në fuqinë punëtore zvicerane.

PËRGJIGJU