Organizata “Qatar Charity” ka ndihmuar 220 familje të komunës së Vitisë

0

 

Organizata “Qatar Charity” me seli në Prishtinë, ka ndihmuar sot 220 familje të komunës së Vitisë të cilat janë me gjendje të rëndë ekonomike. Këtyre familjeve u janë shpërndarë pako ushqimore.

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Basri Aliu, ka falënderuar donatorët për këtë ndihmë, me të cilën këto familje do të kenë një mbështetje, sidomos në prak të Festës së Bajramit.

Përzgjedhja e familjeve në nevojë është bërë nga ana e Qendrës për Punë Sociale në Viti./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU