Shqiprim Arifi: Kosova e Shqipëria pa zyre koordinuese për shqiptarët e Luginës

0

 

Edhe pas 20 vitesh Kosova e Shqipëria ende nuk e kanë hapur një zyre koordinuese për shqiptarët e Luginës për dallim me Serbinë e cila plot 20 vite ka zyren koordinuee për serbët në Kosovë, ka thënë kështu për mediat kosovare, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Qasja e qeverive shqiptare si ato në Tiranë dhe në Prishtinë karshi luginasve po ngjanë më tepër me qasje fotografish e takime populiste se sa me interesim konkret për shqiptarët që jetojnë në këto treva.

Ne si drejtues të pushtetit lokal në Preshevë kërkojmë qasje më konkrete nga qeveritë shqiptare të ndajnë mjete për realizimin e projekteve në komunat tona, ka thënë Arifi. Kritikë nga i pari i komuës u është drejtuar edhe për neglizhencën e dy qeverive në Tiranë e Prishtinë për mos realizimin e Fondit të Solidaritetit./presheva.com/

PËRGJIGJU