Ekspertët e ekonomisë e quajnë të panevojshëm formimin e Fondit për veriun

0

 

409x32294482Ekspertet_e_ekonomise_e_quajne_te_panevojshem_formimin_e_Fondit_per_veriunEksperti për çështje ekonomike, Musa Limani, thotë se nuk duhet të përmenden emërtimet Mitrovicë e veriut apo Mitrovicë e jugut. Sepse sipas tij ajo është një dhe është e Kosovës. Në një intervistë për Radio Kosovën, ai ka kritikuar qasjet e institucioneve për zhvillim ekonomik dhe formimin e Fondit për veriun. Sipas tij, Kosova duhet zhvillohet në tërë territorin e saj dhe të mos krijohen ndarje.

Përderisa mediat në Kosovë shkruajnë se qeveria ka hartuar gjithë bazën ligjore për funksionalizimin e komunës së Mitrovicës së veriut, eksperti i ekonomisë, Musa Limani, vlerëson se emërtime të tilla i japin kuptim ndarjes.

Duke folur për zhvillimin ekonomik të asaj pjese, Limani potencon se emërtimet Mitrovicë e veriut apo e jugut nuk duhet të përmenden meqë ekziston vetëm një Mitrovicë.

“Ne sikur po e teprojmë më ato emërimet veriu i Mitrovicës, jugu i Mitrovicës. Një gjë duhet ta dimë, nuk ka as Trepçë të veriut e as Mitrovicë të veriut. Ka një Mitrovicë, ka një zhvillim ekonomik dhe ka vetëm Kosovë. Prandaj unë nuk e pranoj një ndarje të tillë dhe as ato ide se çka do të bëjmë për veriun, si do ta zhvillojmë veriun. Por, duhet të mendojmë se si do ta zhvillojmë Kosovën”, tha Limani.

Po ashtu, Limani e ka quajtur të panevojshëm formimin e Fondit për zhvillim të veriut. Sipas tij, në aspektin ekonomik nuk duhet ta ndahet veriu e as jugu.

“Pse të ketë përparësi një pjesë e vendit në krahasim me pjesën tjetër, në këtë rast theksi vihet në tri komunat serbe, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Sigurisht që këto komuna nuk janë të paprekshme ose nuk kanë zbritur nga qielli serbët që jetojnë në veri të Kosovës. Pra, edhe ata janë qytetarë si të gjithë qytetarët e tjerë të shtetit tonë. Prandaj nuk duhet të bëjmë dallime në këtë drejtim”, tha Limani.

Ndryshe, Musa Limani thotë se me zgjidhjen e problemeve ekonomike, ato politike do të zgjidhen shumë më lehtë. Duke shtuar se çelës i stabilizimit politik është zhvillimi i ekonomisë në tërë Kosovën.

PËRGJIGJU