Një delegacion politikanësh kosovarë vizitojnë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin

0

 

Një delegacion prej tetë politikanësh kosovarë do të nisen për një vizitë zyrtarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Nait Hasani ka treguar se ai së bashku me kolegët e tij, Ismail Kurteshin, Arbërie Nagavcin, Teuta Haxhiun, Valentina Bunjakun, Nait Hasanin, Arban Abrashin dhe Valon Ramadanin do të qëndrojnë për dy ditë radhazi në tre komunat e banuara me shqiptarë në Serbi, për t’u njohur nga afër me zhvillimet dhe kushtet e tyre në administratë të pushtetit lokal, në media dhe arsim.

Delegacioni kosovarë temë kyçe do ta kenë edhe mos njohjen e diplomave nga Serbia, furnizimin me literaturë dhe libra për nxënës të shkollave fillore e të mesme në Luginë. Interesimi i palës kosovare do të jetë edhe heqja e kuotës për regjistrime në universitet e Republikës së Kosovës.
Hasani ka konfirmuar se kërkesën për vizitën në Luginë e kanë dërguar në Beograd tek autoritetet serbe e cila është pranuar duke ua konfirmuar edhe dhënien e lejes.(presheva.com)

PËRGJIGJU