Të rinjtë shtrihen në Parlamentin gjerman, ja për çfarë protestuan

0

 

Një incident i papritur ndodhi në Parlamentin gjerman kur kryetari Wolfgang Schëmble foli për një ngjarje mbi “Rininë dhe Parlamentin”.

Ishin rreth 20 të rinj që u ngritën, teksa ai mbante fjalimin dhe hapën banderolën ku shkruhej: “Klima juaj politike = Shkatërrim”, ndërsa më pas të rinjtë shtriheshin në dysheme.

Sipas një raporti në gazetën gjermane Welt, të rinjtë donin të ushtronin presion mbi qeverinë federale dhe të theksonin se sa dramatike është situata, tha aktivisti Maximilian Reimers.

“Ne nuk e shohim këtë koalicion duke marrë seriozisht krizën më serioze të njerëzimit,” shtoi ai.

 

PËRGJIGJU