Gjermania burgos përjetësisht infermierin që vrau 85 pacientë

0

 

Një gjykatë në Gjermani, në qytetin verior, Oldenburg, ka dënuar një ish-infermier me burgim të përjetshëm, pasi është shpallur fajtor për vrasjen e 85 pacientëve, ngjarje e konsideruar si ndër më të rëndat pas luftës në Gjermani.

Gjyqtari, Sebastian Buehrmann, i ka cilësuar vrasjet e 42-vjeçarit, Niels Hoegel si të “paimagjinueshme”.

Ai ka vrarë pacientë përmes injeksioneve në dy spitale në Oldenburg dhe në qytetin e afërt, Delmenhorst gjatë periudhës 2000-2005, derisa është zbuluar, transmeton REL.

Prokurorët kanë thënë se Hoegel ka injektuar pacientët në mënyrë që të tentojë t’i ringjallë ata, dhe këtë e ka bërë ose sepse ka qenë i mërzitur ose ka dëshiruar t’i impresionojë kolegët për aftësitë që ka.

Hoegel ka kërkuar falje, pas përfundimit të gjykimit të tij shtatëmujor.

PËRGJIGJU