BLIC: Deputetët nga Prishtina vizituan Medvegjën dhe Bujanocin, kërkojnë bashkimin e “Luginës së Preshevës” me Kosovë

0

 

Deputetët nga Prishtina vizituan Medvegjën dhe Bujanocin, kërkojnë bashkimin e “Luginës së Preshevës” me Kosovë.

Sipas të përditshmes serbe “BLIC ”Deputetët e Asamblesë të Institucioneve të Përkohshme të Prishtinës, Arban Abrashi dhe Nait Hasani në Bujanoc shprehën mbështetje të Referendumit për bashkimin e komunave në jug të Serbisë, Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës me Kosovën dhe përfshirjen e kësaj çështje në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Mediat serbe kanë cituar deputetët kosovarë. “Ne mbështesim vullnetin e qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës të vitit 1992 dhe Referendumin që shpreh dëshirën për të bashkuar “Luginën” me Kosovën”, tha Hasani deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, një nga deputetët e Asamblesë së Prishtinës që vizituan komunat e Serbisë jugore. Arban Abrashi, anëtar i opozitës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se nëse duhet që çështja e tri komunave të Serbisë me shumicë shqiptare të përfshihet në bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, ai ka thënë, “po, mendoj se nuk ka deputet shqiptar që kundërshton atë”.

Anëtarët e disa partive të Asamblesë së Prishtinës vizituan Medvegjën, pas së cilës u takuan në Bujanoc me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa dhe kryetarin e Bujanocit Shaip Kamberin.

“Kemi marrë mbështetje për kërkesat tona për Kosovën dhe shpresojmë që Kuvendi i Kosovës ti përcjellë më tutje kërkesat tona,” ka thënë Mustafa, shkruajnë kështu mediat serbe për vizitën që kishin delegacioni i deputetëve nga Republika e Kosovës në Luginë./presheva.com/

PËRGJIGJU