UNICEF-i alarmuar nga martesat në moshë të mitur

0

 

Rreth 115 milionë djem dhe burra në mbarë botën aktualisht regjistrohen me statusin ”të martuar” që në moshë të mitur, konfirmoi sot Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) duke cituar një analizë fillestare, që nuk ishte trajtuar më parë për këtë çështje në 82 shtete.

”Kjo shifër e çon në 765 milionë numrin e përgjithshëm të fëmijëve, vajza dhe djem, të martuar para se të arrinin stadin person i rritur”, sipas një deklarate të UNICEF.

”Nga 115 milionë djem dhe burra të anketuar, një në pesë fëmijë, ose 23 milionë individë ishin martuar para moshës 15 vjeç”, specifikohet në studimin e organizatës.

Martesa e djemve në moshë të mitur është konstatuar në Afrikën Subsahariane, Amerikën Latine , Karaibe, Azinë Jugore, Azinë Lindore si dhe në Paqësor.

 

PËRGJIGJU