Konsulentë të angazhuar nga Banka Botërore vizitojnë Kamenicën

0

 

Përfaqësuesit nga drejtoria e zhvillimit ekonomik, pronë, kadastër dhe gjeodezi, urbanizëm dhe planifikim hapësinor, shërbime publike dhe inspektorat dhe nga drejtoria e bujqesisë, pritën në takim konsulentët e Bankës Botërore z. Cuneyt Okan dhe znj. Nedret Durutan Okan.

Në këtë takim u diskutuan çështje me rëndësi për Komunën e Kamenicës, por veçanërisht për projektin e Hidrosistemit Kikë-Kremenatë.

Kjo ekipë e angazhuar nga Banka Botërore është duke punuar në shqyrtimin funksional të sektorit të ujit dhe si objektiv kryesor kanë vlerësimin e efikasitetit funksional efektivitetit të sektorit të ujit në Kosovë.

Përfaqësuesit e drejtorive përkatëse të Komunës së Kamenicës, i njoftuan ata për mandatet që kanë, planifikimet dhe mundësitë e komunës në këtë aspekt.

Pas përfundimit të takimit ata vazhduan në terren për të vizituar disa nga fermerët e komunës sonë./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU