Të rinjtë nga Lugina kanë dorëzuar kërkesa tek kooordinatori nacional për kulturë, rini dhe sport

0

 

Të rinjë nga Lugina e Preshevës, Almin Shaqiri, këshilltar në Kuvendin Komunal të Preshevës dhe Altin Boriçi, Shef i Zyrës për të Rinj në Komunën e Preshevës kanë dorëzuar disa kërkesa tek kooordinatori nacional për kulturë, rini dhe sport, Rexhep Hoti në Prishtinë.

Kërkesat e të rinjtëve nga Lugina kishin të bëjnë me rritjen e kuotave për pranim të studentëve në universitetet publike në Kosovë, pranimi i më shumë studentëve në konvikit, mundësia për dhënien e bursave si dhe për mbështetje më të madhe nga institucionet e Republikës së Kosovës për rininë preshevare.

Koordinatori nacional për kulturë, rini dhe sport në Prishtinë ka premtuar se do të angazhohet maksimalisht që t’i përmbush kërkesat e tyre dhe se nëpërmjet Programit Nacional për Rini do ta bëjnë Luginën e Preshevës një vend edhe më të dashur për të rinjt, thuhet kështu ne njoftimin zyrtarë të kooordinatorit nacional për kulturë, rini dhe sport në Prishtinë, Rexhep Hoti./presheva.com/

PËRGJIGJU