Shqiprim Arifi: Bashkëpunimi me ndërkombëtarët ndër shtyllat kryesore të politikbërjes në vendin tonë

0

 

Ambasadori i Japonisë i akredituar në Beograd, Junichi Maruyama bashkë me stafin e tij kanë takuar kryetarin e komunës së Preshevës në kabinetin e tijë, Shqiprim Arifi.

Në këtë takim me diplomatin japonez kryetari Arifi ka diskutuar për situatën aktuale politike në vendin tonë duke i sqaruar problematikat që preokupojnë qytetarët tanë. Ambasadori, Junichi Maruyama ka shprehur gadishmërinë e shtetit që ai përfaqëson për qenë pjesmarrës me mjete materiale në realizimin e projektet në komunën e Preshevës.

Vlen të përmendet se komuna jonë ka aplikuar me projekte konkrete në ambasadën japoneze. Miqësia dhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët vazhdon të jetë njëra ndër shtyllat kryesore të politikbërjes në vendin tonë ka shkruar kështu në profilin e tijë zyrtarë në rrjetet sociale kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi./presheva.com/

PËRGJIGJU