Kosova mbetet vend i papërshtatshëm për investimet e diasporës

0

 

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Evropë, Yll Blakaj, ka thënë se Kosova mbetet vend i papërshtatshëm për investimet e diasporës shqiptare.
Ai ka thënë se me gjithë premtimet e bëra nga drejtuesit e institucioneve, ende nuk ka klimë të favorshme të të bërit biznes e po ashtu mungon edhe siguria për investime.
Ai ka treguar se në komunën e Prishtinës tash e pesë vjet është duke u penguar një projekt 300 milionë euro, përcjell albinfo.ch.

“Sigurisht që kemi shumë raste të keqpërdorimit të investitorëve, dëshpërimi i tyre, kërkesa e favoreve të ndryshme. Kemi njerëz që kanë projekte 200-300 milionë euro, që kanë leje të ndërtimit, edhe ndërrohet një qeveri komunale ose një çështje tjetër dhe qe pesë vjet s’mundet me vazhduar projektin, e shumë burokraci të tjera që popullit tonë nuk i duhen. Duhet të eliminohen këto sa më parë, të bëhemi vend i favorshëm. Mos ta harrojmë s’e ne nuk jemi mesi I botës këtu, nuk jemi konsumatorët më të rëndësishëm të botës, megjithatë për diasporën tonë jemi vendi më i rëndësishëm dhe dëshirojmë me mish e me shpirt ta zhvillojmë”, ka  thënë ai në një intervistë për kosovapress.

Ai thotë se investimi i kapitalit në prona të patundshme tregon qartë se diaspora kosovare ka mjete dhe është e gatshme për tregun kosovar.

PËRGJIGJU