Dhuroni gjak, dhuroni jetë

0

 

Në ditën botërore të dhurimit të gjakut, Kryetari i Qendrës z. Nevzad Isufi i shoqëruar nga nënkryetari i parë Nehat Osmani dhe aktivistë të tjerë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kanë vizituar Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Gjilan.

Ata kanë dhuruar gjak për nevojat e pacientëve të shtrirë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ndërsa kanë inkurajuar edhe aktivistë të tjerë të Lëvizjes dhe qytetarë të tjerë të dhurojnë gjak, pasi shpeshherë institucionet shëndetësore përballen me mungesë të theksuar dhe kanë vënë në pah se dhurimi i gjakut mund të shpëtoj jetët e pacientëve./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU