Flamur Ramaj, lejtënanti nga Kosova në ushtrinë gjermane

0

 

Janë të shumtë shqiptarët që kanë arritur të korrin sukses edhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Së fundmi, pjesë e tyre është bërë edhe Flamur Ramaj.

Ai prej vitesh jeton në shtetin gjerman dhe ka arritur të gradohet si Lejtënant në ushtrinë e këtij shtet.

Bëhet e ditur se shqiptari nga Kosova prej vitesh po ndjek shkollimin ushtarak në “Helmut Schmidt’’.

Ai nuk është i vetmi nga familja e tij që ndjek me sukses misionin ushtarak. Edhe vëllai i tij është ushtarak, shkruan kohajone, përcjell albinfo.ch.

Familjarët e tij kanë qenë pranë tij në këtë ditë të rëndësishme për të.

Si përfundim mund të thuhet se është për të ardhur keq që çdo ditë e më shumë të rinjtë shqiptarë po vlerësohen më shumë jashtë Kosovës dhe Shqipërisë.

PËRGJIGJU