Majlinda e pandalshme, kualifikohet në finale të Lojërave Evropiane

0

 

Majlinda Kelmendi do të luftojë për medaljen e artë në Minsk, pasi është kualifikuar për në finale të Lojërave Olimpike Evropiane.

Kampionia olimpike e Kosovës, finalen e arriti pas fitores ndaj francezes Amandine Buchard në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Majlinda këtë turne e nisi duke pushuar në rrethin e parë, ndërsa në sfidën e rrethit të dytë mposhti zviceranen Fabienne Kocher, në ‘Golden Score’.

PËRGJIGJU