Dua Lipa me dedikim emocional për refugjatët

0

 

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është kritikuar mjaft shumë për peshën e saj.

Së fundmi, ajo është kthyer në një nga emrat më të përfolur në media, për shkak të mbipeshës dhe kjo gjë duket se po i pengon të gjithëve.

Biondja 29 vjeçare përmes disa postimeve në rrjete sociale, ka treguar se pesha është një gjë e vështirë për të, të cilën nuk mund ta fsheh.

Bebe Rexha (Instagram/beberexha)

“Pesha ka qenë gjithmonë një gjë e vështirë për mua çdo që kur isha vajzë e vogël. Por është një udhëtim dhe nuk do të fsheh dot, sepse unë kam shtuar peshë. Unë do të punoj në këtë drejtim”, shkruan në njërin nga postimet Rexha.

“Ju nuk i dini rrëfimet e të gjithve. Të kaluarën e njerëzve, varësitë e tyre, a marrin apo jo ilaqe që i bëjnë ata të fitojnë në peshë. Depresive”, vazhdon më tej ajo.

“Më pëlqen të ha dhe nuk e mohoj këtë”, përfundon këngëtarja shqiptare.

Bebe Rexha (Instagram/beberexha)

Nga ana tjetër, ajo po vazhdon të jetë e angazhuar në projekte muzikore, duke mos i lënë anash as koncertet e ndryshme.

Të fundit këngë që solli për fansat e saj është “Call you mine” në bashkëpunim me “The Chainsmokers”.

Bebe Rexha (Instagram/beberexha)

PËRGJIGJU