Zyrtare: Drita nënshkruan me talentin Drilon Islami

0

 

Klubi gjilanas, Drita ka zyrtarizuar transferimin e lojtarit të talentuar, Drilon Islami.

Drita ka vazhduar me prezantime të transferimeve të reja për të tretën ditë me radhës. I fundit është ferizajasi Drilon Islami, i cili është zyrtarizuar të shtunën nga klubi gjilanas.

Islami është 19-vjeçari dhe vjen nga klubi i Ferizajt, ku luajti tek juniorët në sezonin e fundit.

19-vjeçari luan si mesfushorë, ndërsa shpeshherë luan edhe në pozitën e mbrojtësit.

Para Islamit, Drita ka zyrtarizuar edhe dyshen e Llapit, Ilir Blakçori dhe Hamdi Namani. /Telegrafi/

Islami sa ishte pjesë e Ferizajt

PËRGJIGJU