VIDEO-Kosova po humb fuqinë punëtore

0

 

OAK është e shumë e shqetësuar me gjendjen e rënd të punësimit në vend. Rritja e papunësisë në Kosovë po merr hov çdo vit e më shumë, ndërkohë që nuk ka asnjë shenjë për rritje të punësimit, ku në çdo vit në moshë pune dalin rreth 30.000 persona. Këtë vit, edhe përkundër deklaratave të zyrtarëve qeveritarë se ka ulje të papunësisë, të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë rënie të vazhdueshme.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skender Krasniqi, tha se edhe pse Kosova ka nënshkruar marrëveshje të ndryshme, shteti nuk ka fituar në aspektin zhvillimor.

“Bizneset tona janë dëmtuar edhe  me MSA-në. Kemi rënie të punësimit në Kosovë”, tha Krasniqit sot në “Studio e Hapur”, në RTK3.

Krasniqi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që prioritet kryesorë të ketë përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe krijimin e ofertave reale për investitorë vendor dhe të huaj.

PËRGJIGJU