Telat Arifi: SHMT Presheva e përgatitur të realizojë procesin edukativo-arsimorë me metoda bashkëkohore

0

 

Shkolla e mesme teknike Presheva në Preshevë është e përgatitur në aspektin kadrovik dhe infrastrukturorë të realizojë procesin edukativo- arsimorë me metoda bashkëkohore.

Kjo gjë është arritur pas punëve që kemi bërë gjatë kësaj kohe në ndërtimin e bazamentit adekuat, ka thënë kështu në intervistën për portalin preshevacom drejtori i SHMT Presheva, Telat Arifi.

Momentalisht në këtë shkollë 5 kabinete janë funksionale ndërsa edhe dy të tjerë do të jenë gati në fillimin vitin e ri shkollorë 2019- 2020.

Edhe nxënësit tanë dëshirojmë që të zhvillojnë mësimin me kushte sipas standardeve adekuate në mënyrë që të jenë më të përgatitur në të ardhmen thotë drejtori Arifi.

Mësimi teorik do të realizohet në ambientet e shkollës ekzistuese ndërsa mësimi kabinetorë planifikohet të zhvillohet në objektin e ri shkollorë.

Javën që lamë pas është bërë edhe dorëzimi i diplomave për 204 maturantët që kanë mbaruar shkollimin tre dhe katër vjeçarë në shkollën e mesme teknike Presheva në Preshevë./presheva.com/

PËRGJIGJU