Samsung do të lansojë telefonin e dytë të palosshëm

0

 

Korea Herald ka cituar The Investor rreth planit të Samsung për lansimin e pajisjeve të shumta të palosshme, duke përfshirë një telefon që shpaloset jashtë.

Pas kritikave rreth formës, duket sikur Samsung jo vetëm që po e përkrah atë, por raporti sugjeron që ky telefon Samsung – pajisja e dytë e palosshme pas Galaxy Fold, do të arrijë përpara se Huawei të lansoj Mate X.

Galaxy Fold ende nuk është lansuar, megjithëse është gati për tregun, por Samsung premton se nuk do të ndikojë në lansimin e Note10.

Huawei Mate X është shtyrë për shkak të lansimit të vonshëm të 5G, pasi ai është një telefon 5G, edhe pse raportet e mëhershme pohuan se vonesa është për shkak se Huawei bën shumë teste, duke u përpjekur për të shmangur probleme si Samsung.

Data e lansimit ende nuk është zbuluar, por ka të ngjarë të jetë më herët se data e caktuar për Huawei.

Raportohet se furnizuesit  tashmë kanë filluar prodhimin e pjesëve në masë, dhe ndoshta edhe vetë telefonin.

Kohët e fundit kemi dëgjuar disa njoftime për pajisjet e ardhshme të palosshme të Samsung, duke përfshirë një që hapet si guaskë si dhe një patentë të një telefoni me një ekran të lakuar.

PËRGJIGJU