Gjuan me armë për ndërtimin e shtëpisë, arrestohet

0

 

Policia ka arrestuar një person në fshatin Goshicë të Vitisë, pasi që për shkak të gëzimit që i kishte kryer disa punime në shtëpi kishte shtënë me armë në ajër.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike, ndërsa në oborr të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë konfiskuar gjashtë gëzhoja të fishekëve. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU