Ngërçi ekonomik Shqipëri-Kosovë, bizneset afat deri më 15 korrik

0

 

Marrëdhëniet tregtare Shqipëri –Kosovë mbeten të zbehta edhe pse muajt e fundit kanë pësuar rritje me 40% për shkak të taksës që Kosova ka vendosur ndaj mallrave serbe.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka i bëri apel bizneseve që të dorëzojnë të gjitha ankesat që kanë në lidhje me barrierat që ekzistojnë midis dy vendeve deri në datën 15 korrik.

Më pas këto problematika do i dërgohen të dyja qeverive të cilave do ti lihet afat deri në shtator për zgjidhjen.

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si koordinatore e këtij forumi për Shqipërinë i bën thirrje të gjitha sipërmarrjeve shqiptare që ushtrojnë aktivitetin e tyre eksportues me Kosovës që brenda datën 15 korrik 2019 të reklamojnë në formë të shkruar problematikat dhe pengesat e hasura gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre, duke i garantuar që Forumi Ekonomik Mbarëkombëtar do të trajtojë me objektivitet dhe në mënyrë profesionale procedurën e zgjedhjes së pengesave dhe barrierave që kushtëzojnë potencialet mundësitë e të bërit biznes Shqipëri-Kosovë”, tha ai.

Në lidhje me deklaratat e ministrit Kosovar për shtimin e tarifave ndaj biznesit Shqiptar kreu i dhomës së tregtisë u shpreh se tashmë nuk është koha për presione por për zgjidhje

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që këto sinjale jo vetëm të mos jepen më por qeveritë tona të ulen dhe të zgjidhin problematikat që hasin dy sipërmarrjet tona. Kjo është edhe detyra e Forumit dhe jam i bindur që brenda datës 30 korrik ne do dalim me plan veprimi nëse qeveritë tona nuk marrin parasysh kërkesat e sipërmarrjeve të dy vendeve tona”, tha Jaka.

Numri i sipërmarrjeve shqiptare që eksportojnë në Kosovë nuk e kalon numrin prej 800 subjekte tregtare duke ju referuar të dhënave të 6 mujorit të parë të këtij viti. Një shifër kjo jashtë mase e ulët po ta krahasojmë me potencialet që kanë sipërmarrjet tona./oranews

PËRGJIGJU