Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka funksionalizuar më shumë se shtatëmbëdhjetë rrugë

0

 

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Kamenicë ka arritur që t’i funksionalizojë më shumë se shtatëmbëdhjetë rrugë, të cilat kanë qenë jashtë funksionit tash e disa vite. 

Shumica prej tyre kanë qenë të pakalueshme dhe kanë pamundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të atyre anëve.

Rrafshimi dhe zgjerimi i tyre do të zvogëlojë vështirësitë me të cilat janë ballafaquar banorët dhe po ashtu do t’ju mundësohet të qarkullojnë më shpejt në fshatrat përreth dhe në qendër të qytetit./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU