3-golësh në debutim, Latifi shkëlqen te Sheriffi!

0

 

Debutim ëndrrash për Liridon Latifin me fanellën e Sheriffit të Tiraspolit.

Ish-lojtari i Skënderbeu realizoi tre herë në fitoren e thellë që skuadra e tij regjistroi në Kupën e Moldavisë ndaj modestëve të FC Sireci me rezultatin 15-0.

Kualifikimin për në raundin tjetër Sheriffi e kishte siguruar që në ndeshjen e parë në transfertë të cilën e kishte fituar me shifrat 12-0 ndërsa këtë herë rezultati ishte më i thellë.

Pak ditë më parë Liridon Latifi la skuadrën hungareze Puskas Akademia për t’u transferuar te kampionët e Moldavisë Sheriff Tiraspol ku pritet të luajë një rol protagonisti në këtë sezon dhe këtë e tregon mësëmiri fakti që 25-vjeçari e nisi me një tregolësh, aventurën e tij moldave.

PËRGJIGJU