Zyrtarizimi i hapjeve të dosjeve, do të hapte një kaptinë të re historike

0
Skender Mulliqi

Do të ishte në interes të vendit që lidhur më hapjen e dosjeve të mbahet edhe ndonjë tubim lidhur më këtë temë.Opininoni publik deri më tash nuk është shumë i njoftuar më temën e hapjes së dosjëve nga e kaluara komuniste.Raporti karshi hapjës së temës së dosjeve është një tregues së sa jemi të përgatitur që si shoqëri të demokratizohemi.Dosjët si temë janë mbyllur gadi në të gjitha vendet e ish bllokut komunist , që ishte edhe si kusht për inkuadrim në BE-e.Hapja e dosjeve nuk është aspak e lehtë , kur dihet e kaluara jonë komuniste. Por heret apo vonë kjo temë duhet të përfundon.Mos hapja e saj është duke na sjellur telashe në demokratizimin dhe rrjedhat e përgjithshme shoqërore dhe politike.

Gjithë ky stagnim ekonomik dhe  kjo krizë politike më duket së lidhet edhe më hapjen domosdoshme të dosjeve . Nuk po lirohemi dot nga e kaluara komuniste edhe pse kemi hy në sistemin modern kapitalist. Ende në shumë sisteme kemi struktura nga ish regjimi komunist. Këto struktura janë bërë pengesë e madhe e ecjës tonë përpara.

Në Kosovë askush nuk po tregohet e gatshem të ballafaqohet më temën e dosjeve .E kjo është e nevojshme të ndodhë ,për arsye se duhet si shoqëri të shkëputemi nga totalirizmi. Dihet së në kohën e totalirizmit shumica e qytetarëve konsiderohen si armiqë të sistemit, dhe kundër tyre sa here që është paraqitur nevoja, pushteti ka ndërmarr masa, sikur të ishte në pyetje ndonjë armik i jashtem.Për hapjën e dosjeve politike sigurisht nuk pajtohen në asnjë mënyrë strukturat e ish sistemit të cilat edhe sot po dirigjojnë më të mirat materjale.

Hapja e dosjeve politike është temë komplekse. Kjo temë kërkon çasje historike, politike, filozofike , sociologjike ….Por nese dëshirojmë që të kemi elita të mirëfillta politike dhe shoqëri të lirë dhe demokratike , atëherë hapja e dosjeve na bëhët shumë e domosdoshme. Natyrisht së për hapjen e dosjeve nevoitet aprovimi edhe i Ligjit të Lustracionit.Për këtë ekzistojnë shumë arsye sidomos, arsyet politike.Për dekomunizimin e shoqërisë nuk mund të flasim pa hapjën e këtyre dosjeve.Për shqiptarët komunizmi ishte përiudha më e keqe në histori.Dhe, mu për atë nuk ekzistojnë asnjë arsye që mos të hapën dosjet. Shumë kush këtë periudhë e pagoi me jetë, me burgosje shumë vjeqare me internime , më shpërngulje masovike nga vendlindjet e tyre…Zyrtarizimi i hapjeve të dosjeve do të krijonte një atmosferë të re politike, do të hapte një kaptinë të re edhe historike.

Natyrisht së shoqëria kosovare, elita politike dhe kulturore do të transformoheshin krejt më ndryshe . Do të kishim sisteme të jetës shumë më kualitative , organe të gjyqësorit shumë më funksionale , dhe do të liroheshim përfundimisht nga të gjitha para gjykimet për njeri –tjetrin. Ka mundësi që shumë nga dosjet janë zhdukur, ose edhe mund të manipulohen për të futur përqarje në popull .Por, sigurisht së dosjet ruhën edhe nepër arkiva , e që duhet gjetur mekanizma adekuat që ato më në fund të bëhën ta hapura për opinionin.

Pa hapjen e dosjeve manipulimet do të vazhdojnë.Do të kemi manipulime më njerëz dhe biografi të tyre.Shteti është i detyruar që të hapën dosjet edhe për arsye madhore së shumë kush ka vuajtur në të kaluarën nga komunizmi dhe ende po vuan nga një koncept i tillë politik .Nuk bëhët fjalë për numër të dosjeve ,por bëhët fjalë për diqka parimore .Hapja e dosjeve do të hapte shtigje të reja të jetës, të sigurisë dhe fatit të përgjithshem. Hapja e dosjeve do të ishte fundamenatale për të pastruar skenën tonë politike .Dosjet politike duhet hapur pa dhëmbje dhe pa pasoja për qytetarët …

PËRGJIGJU