Gjërat nga të cilat asnjëherë nuk duhet të turpëroheni

0

 

Kristen Butler njëherë kishte thënë se asnjëherë nuk duhet të kemi turp nga vetvetja dhe i kishte inkurajuar të gjithë që të jenë krenar me veten.

Ne jetojmë në një botë të mbushur me kritika turpërime.

Njerëzit i turpërojnë tjerët për çdo gjë, pavarësisht a është për shkak të stilit, bindjeve politike, përkatësisë fetare, stilit të jetesës, etj.

Por, ndaloni së bëri këtë. Ju jeni unik dhe kjo është diçka për të cilën duhet të ndiheni krenar.

Më poshtë i keni disa gjëra nga të cilat asnjëherë nuk duhet të turpëroheni.

Kujdesi për veten
Bota sot është shumë dinamike dhe ne mund ta ndryshojmë këtë. Kryesisht i shpenzojmë ditët duke i bërë tjerët të lumtur (shefin, familjarët, miqtë, etj.), por a gjeni mjaftueshëm kohë që të kujdeseni për veten? Të gjithëve na nevojitet kohë për të kaluar në vetmi. Kjo mund të jetë duke lexuar apo duke shkuar në pushime. Zgjedhja është e juaja dhe nuk keni nevojë t’i jepni shpjegim askujt.

Shprehja e emocioneve
A jeni të mërzitur? Të nevrikosur? Shprehni ndjenjat! Mos i fshihni ato sepse do të rikthehen kur më së paku e prisni.

Puna
Ka shumë njerëz që pyesin për të ardhurat që i keni, por nuk keni nevojë të përgjigjeni në këto pyetje. Puna dhe edukimi janë zgjedhja juaj.

E kaluara
Ju nuk mund ta ndryshoni të kaluarën. Të gjithë kemi pasur probleme me të cilat jemi ballafaquar. Sidoqoftë, e kaluara juaj asnjëherë nuk duhet të jetë problem për ndonjërin afër jush. Mos u turpëroni nga e kaluara.

PËRGJIGJU