Apple po punon në një iPad të palosshëm me rrjet 5G

0

 

Sipas ‘China’s Economic Daily News’, Jeff Lin, një analist me IHS Markit, beson se Apple po krijon fshehurazi një iPad të palosshëm me rrjet 5G.

Apple planifikon të nisë një iPad ndryshe vitin e ardhshëm, me një dizajn unik, me mundësi palosjeje. Parashikimi vjen nga analisti IHS Markit Jeff Lin përmes gazetës së përditshme ekonomike të Kinës, transmeton lajmi.net.Lin beson se Apple po krijon fshehurazi një iPad të palosshme me lidhje 5G. IPad-i i palosshëm do të shfaqë një ekran me madhësi të MacBook, që do të thotë se madhësia e ekranit mund të jetë diku midis 12 dhe 15-inç.

Analisti nuk ka ofruar specifika për teknologjinë që Apple do të aplikojë në tabletin e palosshëm dhe as nuk kishte ndonjë hollësi tjetër rreth pajisjes. Ai, megjithatë, zbuloi se tableta e palosshme do të shfaqë një nga procesorët e serisë A të Apple, së bashku me mbështetjen e 5G.

Apple me bazë në Cupertino ka punuar në një iPhone të palosshme për një kohë të gjatë. Bell raportoi se në vitin 2017 Apple filloi të punonte në një iPhone të palosshëm me ekran LG Display.

PËRGJIGJU