Gjatë një jave, dy aksidente me fatalitet

0

 

Për një javë, në rajonin e Gjilanit, kanë ndodhur 2 aksidente trafiku me fatalitet, 13 aksidente me lëndime, si dhe 9 aksidente tjera, vetëm me dëme material, bëhet e ditur përmes statistikave zyrtare të Policisë së Kosovës nga rajoni i këtushëm.

Ndërkaq, mësohet se po për të njejtën periudhë kohore janë shqiptuar 713 tiketa gjobitëse për ngasësit e automjeteve që kanë shkelur rregullat dhe dispozitat ligjore të trafikut rrugor./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU