KALVAR QË DO TRIUMFOJË

0

 

Xhemile Adili

Kur muzgu për mua vjen, jo si për të tjerët vjen,
Sa më trand, më tret, më shkrinë!
Kujtoj botës për shumë qytete,
Sa shumë të mendoj, Prishtinë!
Pyes veten në tronditje e heshtje
Ç’ishte kjo natë e m’copëtoi pak nga pak?
Ndoshta qe ëndërr e ëmbël e lemeritëse
Ndoshta dashuri…. ndoshta ura e vetme
Që i ka mbetur jetës time?
E nesë qe dashuri, pse s’e çmova?
Pse s’mora një puthje nga ëndrra shpëtimtare?
Trandem rëndë, vetmuar numroj orës tiktakun,
Zemra po më çahet, kë po mashtroj sonte?
Apo më mashtron verbërisht heshtja ime?
Pritja ime kot? Për çka? Kë po lë larg?
Kë po mbaj pranë? Kush mbetem unë,
pa kaptuar rrugë të largëta mendjesh të larta?
Ç’jam duke bërë tash? Jetë gaforeje? Pse sytë s’po hap?
Po dal fare nga kraharori, zemra m’është çarë.
Mos ka qenë trill? Mos ka kohë për pritje koti të ligë?
E shtrigave kjo stinë e dimrit veç ndryshk,
jo verë, jo dritë, jo ëndërr që po pres kaq gjatë, assesi!
Një zhurme e trisht gumëzhon kokës time. Të dua! E di?
Vetmuar isha dhe dje, vite më parë. Ç’bëj? Si duroj?
Kur buza m’dridhet, mendët më mirren, pres, thërras.
Një rëqethje trupi nga trishtimi, jam e mbërthyer
Nga një zjarr i papushuar që shumë duhet prushuar,
Ndoshta qe malli më i madh, t’më bënte shkrumb…
Qe gjumi. Por mori arratinë, i nisur drejt teje.
Herë më bëhej edhe se po dëgjoj ca hapa të lehtë,
Je ti?!… Kush është?… Fati dhe mua do më buzëqesh?…
Herë kthehej në makth githë tmerr,
Që frymën m’bllokonte.
Por ç’u desh gjithë e kaluara
Të kthehet në këtë natë,
Kur kisha kaq shumë mallë për ty?
Ah! Sa stinë, sa vite ikën, pa kaluar një urë lirish!
Pse dhe thinjur vuajtjet duhet të më ndjekin pa mëshirë,
Ku të vrarë kam buzqeshjen prej vitesh, si degë e thyer
Për cdo stinë nga një vetëtimë. O Zot, si jam tret!
E çdo rrugë që mora, takohesha me dhimbjen
E lumturinë… kush më tha… cila qe kjo?!
E kur në kopshtin tim çelën trëndafilat,
Të cilëve u qëndrova besnike për jetë e mot,
Që do t’i rrisja në bebëza të syve,
Ku vetëm përmes shikimeve të tyre kam parë dritën,
Ah! Ç’dhimbje pane! Ç’vaje, ç’lot, ç’shtypje, ç’zjarr!
Edhe pse mundohesha të ngjaje, si e lumtur? Por, kot!
Një thikë kisha ngulur në shpirt, tjetra priste në qosh,
Shpatullave ngarkova ç’dhimbje, jetën s’e dua bosh!
O Zot, pse tërë ky trishtim, tërë ky tmerr i zi?!
Sa pellg mashtrimi! Ç’hon hikoprizie! Ç’diell i pistë!
O Zot, pse! Pse, pse, o Zot pse! Jam qenie me të drejtë
Mbi sytë, lotët, gjakun tim! Me të drejtë mbi shpirtin tim!
Kjo s’qe enderr, por – mallkim mbi shtypjen e pafajsisë.
Do të shpaguhet! Nuk do vazhdojë gjatë! Do dalë dritë!
Kur dua dhe po pres endrrën e gjallë të bukur me ty.

PËRGJIGJU