Filluan punimet në rivitalizimin e rrugës Viti-Binqë

0

 

Kanë filluar sot punimet në rivitalizimin e rrugës Viti-Binqë, e cila ishte dëmtuar dhe paraqiste problem në qarkullimin normal të banorëve që frekuentonin në këtë rrugë.

Punimet nga afër i ka inspektuar edhe kryetari komunës, Sokol Haliti, së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Naim Pira.

Në bazë të një marrëveshje bashkëpunimi mes komunës së Vitisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës, kjo rrugë parashihet të vazhdoj dhe të lidh komunën e Vitisë me komunën e Kaçanikut./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU