Kryetari Kastrati me bashkëpunëtorë mirëpritën në vizitë kryeministrin Haradinaj

0

 

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, së bashku me nënkryetarin e Kamenicës Faton Jakupi, nënkryetarin për Komunitete Bojan Stamenkovic dhe bashkëpunëtorë të tjerë të komunës, sot pritën në vizitë Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Gjatë kësaj vizite ata hapën fushatën nacionale të korrje-shirjeve në Kamenicë. Po ashtu, vizituan edhe plantacionin e arrave në Kopërnicë dhe fabrikën e ujit “Zajqeci” në Zajqec.

Haradinaj u shpreh i kënaqur me punën e secilit banorë dhe çmoi lartë përkushtimin e tyre për të punuar tokën e Kosovës dhe për investimet e vazhdueshme që po i bëjnë.
“Rajoni i Kamenicës është vend i përshtatshëm për investitorët e tjerë dhe për zgjerimin e kapaciteteve për të gjithë ata që vazhdojnë të investojnë, në raste të tilla përkrahja e Qeverisë për këta prodhues do të jetë gjithmonë e pa rezervë” u shpreh Haradinaj.

Ndërkaq kryetari i Komunës Qëndron Kastrati falënderoi Kryeministrin për vëmendjen e rikthyer të ekzekutivit nga komuna jonë dhe vullnetin e shprehur për mbështetje të fermerëve tanë.

“Qeverisja lokale do të vazhdojë të bashkëpunojë dhe të insistojë në mbështetje nga niveli qendror për bujqësinë, si një nga sektorët më me potencial në komunën tonë” u shpreh Kastrati./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU