Bajram Hasani kalon në AAK

0

 

Bajram Hasani, ish kryetar i Nisma Socialdemokrate, Dega në Gjilan, ka kaluar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Sic dihet nga subjekti politik në të cilin ishte u largua ditë më parë. Hasani, ishte edhe ministër në qeverinë Haradinaj.

Ai ka shkruar në profilin e tij se rrugëtimin politik, me bashkëpunëtorët e tij, do ta vazhdojë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Në postimin e tij në FCB, shkruan:

Të dashur miq

Prej sot rrugëtimin politik bashkë me bashkëpunëtorët e mi do ta vazhdoj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Sjellja korrekte dhe bashkëpunimi i mirë gjatë kohës sa kam qenë ministër i kabinetit të Ramush Haradinajt por edhe bashkëpunimi në kohën sa kemi qenë në opozitë më kanë shtyrë që t’i bashkëngjitem partisë që ai drejton.

Do të jetë nder për mua të vazhdoj bashkëpunimin me njeriun që dha aq shumë për këtë vend. Do të jetë nder të rrugëtoj me njeriun e taksës, Ushtrisë e mbrojtësin e sovranitetit të Kosovës.

Faleminderit për pritjen e ngrohtë në AAK.

Do të vazhdoj të punoj si deri më tani për të mirë e njerëzve të mi!

PËRGJIGJU