7.6 C
Gjilani
Sunday, August 25, 2019
Alea Mehaj, vogëlushja shqiptare në botën e Holivudit

Alea Mehaj, vogëlushja shqiptare në botën e Holivudit

0

 

Talentja e rrallë, 7 vjeçarja shqiptare, Alea Mehaj, e lindur dhe rritur në Norvegji, ka arritur suksese të jashtëzakonshme duke konkurruar në Olimpiadën e Artitit Skenik, që është duke u mbajtur në Holivud të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Talentja shqiptare Alea Mehaj, familja e së cilës është nga Peja, është pjesë e ekipit kombëtar norvegjez dhe përfaqëson këtë vend në Olimpiadën e Artit Skenik, në Holivud.

Alea e vogël 7 vjeçare, përbën fenomen edhe për vet Ekipin e Norvegjisë, pasi është artistja me moshën më të vogël që ka regjistruar ky ekip ndonjëherë dhe që po merr pjesë në gara ndërkombëtare të niveleve më profesionale ndërkombëtare.

Alea Mehaj për RTK tha se është shumë e kënaqur që po merr pjesë në ketë garë prestigjioze.

” Është një garë e jashtëzakonshme me mbi 80 shtete që konkurrojnë. Konkurrenca e tillë gjithsesi që është motivuese”, tha për RTK Alea Mehaj, duke mos fshehur entuziazmin.

Alea në Holivud përveç se me ekipin norvegjez, ka fluturuar edhe me një pjesë të familjes së saj që e mbështesin talentin e saj të rrallë për moshën që ka.

” Jam shumë e kënaqur normalisht që marr pjesë. Është gjë e rralle. Por lumturia e plotë do te ishte sikur të më jepej mundësia të garoja për Kosovën. Mbetet ëndrra ime”, i tha RTK Alea Mehaj nga Holivudi ku po merr pjesë.

Ajo i ka dërguar një përshëndetje të gjithë shqiptarëve, përmes një fotografie ku shihet ajo duke bërë shqiponjën dy krenare.

Emri i saj nuk është edhe aq i njohur për publikun shqiptar sa është për atë evropian dhe sidomos për Norvegjinë, vendi në të cilin Alea Mehaj jeton prej disa vitesh me familjen e saj.

Është vetëm 7 vjeç, por nga talenti duket sikur ka një jetë në skenë. Nuk është rastësi që vogëlushja pejane ka nisur herët të merret me aktrim dhe me modeling në Norvegji.

Qysh në vitet e para të jetës, prindërit e spikatën talentin e Aleas, kështu që vendosën ta aktivizojnë nëpër aktivitete të ndryshme artistike ku vogëlushja duartrokitej e falte emocione.

Megjithatë, ajo që është e dukshme është që 7-vjeçarja, edhe pse nuk përfaqëson emrin e Kosovës apo Shqipërisë, renditet në listat e një prej fëmijëve më të talentuar në Norvegji dhe shumë shpejt, edhe jashtë saj.

“Youngnd Miss Univers 2018”, një event që u organizua në Ukrainë, pak kohë më parë, ishte një event tjetër shumë i rëndësishëm për Alean.

Mes qindra konkurrentëve e talenteve që morën pjesë në këtë event, Alea u kurorëzua me çmimin e parë.

Menjëherë pas këtij çmimi, drejt saj u nisën menaxherë e shtëpi të ndryshme diskografike – të gatshëm për ta bërë pjesë të episodeve e serialeve të ndryshme.

Në një intervistë për revistën prestigjioze ndërkombëtare “Face Magazine”, ku Alea ishte e ftuar edhe për të qenë imazh i muajit dhjetor, tha se është shumë krenare për origjinën e saj, madje sa herë i jepet rasti, e thotë me krenari që është shqiptare.

Besarta, e ëma e Aleas, pas përzgjedhjes së “Youngnd Miss Univers 2018” në Ukrainë, tha se prindërit e kanë mbështetur dhe do ta vazhdojnë ta bëjnë këtë për të bijën.

Ajo do të ndihej shumë krenare nëse Alea, një ditë do të përfaqësojë Shqipërinë në garat e bukurisë ndërkombëtare, por, pse jo, edhe të jetë pjesë ebashkëpunimeve me kinemanë shqiptare.

Por suksesi e Aleas nuk përfundon këtu. Dhjetra filma dhe evinimente flasin se kemi te bëjmë me një talent të rralë që do lë gjurmë në kinematografine botërore.

Pas Bekim Femiut, Alea Mehaj, mund të jetë emri tjetër që shqiptarët do të krenohem me pjesëmarrjen e saj në filmat e kategorisë së Parë. RTK i dëshiron suksese Alea Mehajt.

  

PËRGJIGJU

-->